Telegrafi

Familja Mbretërore me imazh në çuditshëm, në kartolinën e festave të fundvitit (Foto)

Pallati Kesington ka postuar në rrjetin social një fotografi të këndshme, ku shfaqen prijësit mbretërorë të Kembrixhit dhe fëmijët e tyre, si pjesë e urimit për festat e fundvitit.

Ata  duken bukur në çdo aspekt, por kur shikohet me kujdes figura e dukeshës Kate, ka diçka të pazakontë, transmeton Telegrafi.

Dora saj e majtë nuk duket askund, duke e bërë imazhin shumë të çuditshëm.

“Po që se e ka vënë dorën pas shpinës së bashkëshortit, do të ishte shumë e turpshme”, ka qenë një nga komentet e shumta.

Dyshohet se në fotografi është bërë montazh që ata të duken sa më afër, gjë që e ka zhdukure njërën gjymtyrë. /Telegrafi/