Më parë patën jetë të vështirë, por të paktën kishin një kulm mbi kokë. Tri ditë më parë, familja katër-anëtarëshe e Fatbardha Mujës mbeti edhe pa shtëpi, pasi objekti ku jetonin u përfshi nga flakët. Për këtë ajo fajëson energjinë elektrike.
Drenisi gjashtëvjeçar, Leonita katërvjeçar dhe Shabani një vjeç e gjysmë, vazhdojnë ta bëjnë gjumin në barakën e djegur.
Atyre nuk u bënë zgjidhje zyrtarët e Komunës së Drenasit.
Ndonëse bashkëshorti i saj ishte veteran i luftës, Fatbardha thotë se nuk përfitoi asnjëherë asgjë. /Klan Kosova/