Në sallën e Konferencave në objektin e komunës së Deçanit është bërë falja e gjakut mes dy familjeve Malaj –Lufaj nga Strellci i Epërm dhe Strellci i Ulët i Deçanit .
Familja Malaj i shtriu doren e pajtimit dhe i fali gjakun e djalit të tyre Ylber Malaj,9 vjeç i cili është vrarë aksidentalisht nga 19 vjeçar Donard Lufaj në qendër të fshatit Strellc i Epërm më dt.23.Dhjetorë 2015.