Elzan Lama, kravatën e parë e ka qepur për mbrëmje të maturës. Këtë e bëri jo se e kishte profesion, por donte diçka më të veçantë.
Edhe pse është rritur në një familje që janë për shumë vite me rrobaqepësie, Elzan Lama këtë punë e ka filluar shumë më vonë. Ai ka thënë se kjo punë kërkon shumë durim.
“Profesionin e trashëgova nga familja, e bashkë me të edhe materialet unike që datojnë nga vitet ’60. Pra inspirimi im për koleksionin e parë e kisha nga materialet e trashëguara. Koleksioni i dytë u pritë shumë mirë nga klientela ishte me lule. Koleksioni i tretë quhet “doku zotni” i cili poashtu është unik si koleksionet tjera”, tregon për RTV Dukagjinin, Elzan Lama.
Prindërit e Elzanit janë marrë me çdo lloj qepje, por zgjidhje e tij ka qenë te merret vetëm me kravata.
“Kam shkuar te një rrobaqepës që të ma qep një kravatë për Mbrëmje të Maturës, që të më kombinohet me teshat e kafta. Fatkeqësisht ai ka harruar dhe unë kur kisha vetëm gjysmë ore kohë që të bëj zgjidhje. Nga stresi që kisha se ato të mundem të kombinohem, kam ardhur në shtëpi dhe më ka rastis të gjej një shall me fije që ishte shumë unik. Nga ai moment më është dashur të qep, pres dhe të bëj gati kravatën për mbrëmje të maturës”, tregon më tej Elzan Lama, përcjell Telegrafi.
Kravata është një detaj i vogël, por shumë i rëndësishëm për veshjen e meshkujve. Kohët e fundit është bërë trend edhe për gjininë femërore. Për ta bërë një kravat është një procedurë e gjatë.
“Qepja e një kravate ka zgjatur një orë, por tash nevojiten vetëm gjysmë ore. Por kjo dallon edhe nga kërkesat e klientëve. Materialet i kam të trashëguara dhe kam mjaftueshëm dizajnë sa për të bërë koleksione të reja”.
Ngjyrat, materiali dhe format janë ato që dallojnë një kravatë nga tjetra./RTV Dukagjini/Telegrafi/