Sot familja Lajqi nga Peja për shkak të pamundësive për të paguar qiranë e shtëpisë është nxjerrë jashtë nga pronari.
Kryefamiljari Shqiprim Lajqi ka rrëfyer krejt atë që ka ndodhur për RTV Dukagjinin.
“Pronari më ka dërgua mesazh në viber duke më kërkuar t’ia lirojë pronën. Për shkak se nuk ja kam paguar për dy muaj banesën ai më ka lajmëruar në polici dhe prokurori. Policia më kenë intervistuar dhe më kanë treguar se në këtë datë duhet të lirojë banesën. Unë ashtu kam vepruar”.
Pas publikimit të rastit në rrjete sociale, kryefamiljari thotë se disa njerëz i kanë dalë në ndihmë duke strehuar për një muaj në një banesë këtu afër, përcjell Telegrafi.
“Jetoj me dy fëmijë dhe me gruan. Nuk kam të ardhura tjera pos asistencës sociale”, tregon me tej Shqipërimi.
Ai thotë se ka kontaktuar edhe me Halil Kastratin dhe i njëjti është shprehur i gatshëm për t’ia ndërtuar shtëpinë nëse ka ndonjë truall.
“Unë nuk kam pllac. E kam njoftuar komunën prej pesë vitesh që nuk kam shtëpi”.
Shqipërimi thotë se ka pranuar telefonata pas bërjes publike të rastit ku njerëz të ndryshëm i kanë premtuar pagesën e qerasë për një vjet kudo që ky e gjen atë banesë./Telegrafi/