Çdo ditë e më shumë po shtohen rastet sociale. Ata trokasin në çdo derë për të marr ndonjë ndihmë ekonomike.
Quhet Abaz Krasniqi dhe është nga fshati Callapek, komuna e Lipjanit. Ai jeton me pesë fëmijët e tij jetim, ku pesë vite më parë bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë.
Kushtet e tij ekonomike janë shumë të rënda, dhe për t’i bërë ballë pesë fëmijëve të tij ai del për të punuar punë krahu për të nxjerr bukën e gojës, edhe pse nuk i mjaftojnë.
“Jetoj në një shtëpi shumë të vjetër. Nga momenti në moment kam frikë se mos po më rrëzohet. Fëmijët i kam në shkollë, dhe është e pamundur që t’i ushqej e të kujdesem për ta. Jam martuar me gruan e dytë e cila po më ndihmon shumë në kujdesen e fëmijëve. Me të e kam një djalë i cili është dy vjeç. Kam shumë nevojë të më ndihmojë dikush pasi edhe sociali prej 80 euro nuk më mjafton”, tregoi Abazi për gjendjen e mjeruar të familjes së tij tetë anëtarësh.
Të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë këtë familje e cila jeton në gjendje të rëndë mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni: (+386) 049 483 205, Viber: +38649674903.
Llogaria Bankare:
Raiffeisen Bank Kosovo
Abaz Krasniqi
1501080001892883
SWIFT Code: RBKOXKPR
IBAN: XK05 1501 0800 0189 2883