Site icon Telegrafi

Familja më “kokëfortë” në botë, australianët refuzojnë të shesin pronën për miliona dollarë – rreth shtëpisë së tyre është ndërtuar një lagje

Një familje kokëfortë ka refuzuar të shet tokën e tyre për ndërtimin e shtëpive të reja – dhe tani po jetojnë në mes të një lagje të ndërtuar prej qindra shtëpive.

Pajet nga ajri ngjajnë me skenat e filmit Up, ku shtëpia e familjes Zammit në Sydney të Austrisë po qëndron larg turmës së shtëpive të ndërtuara pranë njëra-tjetrës me oborrin prej 200 metrash që e ka, transmeton Telegrafi.

Shumë kompania kanë ofruar para të majme në tentim për të joshur pronarët e kësaj shtëpisë – por deri më tani kanë refuzuar çfarëdo shume.

Shtëpia luksoze në veriperëndim të Syndey gjendet në një zonë mjaft atraktive, nga e cila do të mund të përfitonin miliona dollarë nëse vendosin ta shesin.

Ekspertët vlerësojnë se prona me çmimet aktuale të tregut kap vlerën e 60 milionë dollarëve australianë. Gjendet pranë maleve Blue rreth 40 minuta vozitje nga qendra e Syndney.

Familja Zammits tashmë ka refuzuar oferta të shumta deri në 40 milionë dollarë – kurse nga zyrat e patundshmërive u vijnë agjentë më oferta të ndryshme, në tentim për ta shitur pronën. /Telegrafi/

Exit mobile version