Familja Pançevski do ta padisë Komunën Qendër në gjykatën civile për kompensimin e dëmit prej 50 mijë eurove.
Aq ka kushtuar sipas tyre vendimi i kryetarit Andreј Zhernovski për ti rrënuar dy katet kontestuese në qendër të Shkupit, ku si investitor paraqitet kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski.
Avokati i familjes tha se ka mbërritur vendimi i komisionit të shkallës së dytë, i cili e ka shfuqizuar vendimin e Komunës Qendër.
Më herët administrata e Zhernovskit mori vendim për prishjen e dy kateve të objektit të Pançevskit në qendër të Shkupit, duke pretenduar se ata janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme./Telegrafi/