Familja 4 anëtarëshe e Nefail Jonuzit nga Bukuroca po përballet me kushte të vështira ekonomike. Ata jetojnë në një shtëpi e cila nuk plotëson as kushtet minimale për jetesë.
Meteorologët po paralajmërojnë një mot të ftohtë deri në – 20 gradë celsius. Ky acar do të rrezikoj edhe më shumë jetën e familjes Jonuzi nga Bukuroca. Kryefamiljari Nefail Jonuzi, ka kohë që jeton në kushte të vështira ekonomike.
I ulur në shkallët e shtëpisë dhe i futur thellë në mendime, por brenga më e madhe e kryefamiljarit është për fëmijët të cilët po rriten në kushte të mjerueshme.
61 vjeçari Nefail Jonuzi thotë se çdo ditë mundohet të punojë, që sadopak të sigurojë kafshatën e bukës, pasi nuk ka asnjë të ardhur tjetër.
Edhe e zonja e shtëpisë Lulije Jonuzi thotë se janë në gjendje të vështirë.
Shtëpia në të katër anët është dëmtuar, pikon në çdo cep dhe shpesh fëmijët sëmuren thonë kryefamiljarët.
Kryefamiljari bën apel që t’i ndihmohet, që të paktën fëmijët t’i shpëtojnë këtij mjerimi. /presheva.com/