Megjithëse njihen si pronaret dhe trashëgimtaret e TOP Channel, ato tani kanë vetëm një përqindje shumë të vogël të aksioneve në këtë televizion.
Bëhet fjalë për Vjollca Hoxhën, e cila ditën e sotme ka humbur gjyqin me Albert Cino dhe Aurel Baci, pasi i kishte paditur ata duke i kërkuar aksionet, të cilët i kishin blerë nga themeluesi, tashmë i ndjerë, Artan Hoxha.
Çështja ka filluar në muajin janar, pas largimit të administratorit Enkelejd Joti. Pas largimit të këtij, aksionerët e shumicës emëruan me konsensus Vjollca Hoxhën si administratore, e cila pasi mori firmat e shumicës, i paditi duke kërkuar aksionet të cilët ata i kishin blerë nga themeluesi i kompanisë mediatike “Top Channel”, i ndjeri Artan Hoxha. Sot Gjykata e Faktit ju ka dhënë të drejtë aksionerëve të shumicës, duke hedhur poshtë pretendimet e Vjollca Hoxhës.
Aktualisht ajo ka vetëm 8% të aksioneve ndërsa Cino dhe Baci zotërojnë 60% të kësaj kompanie të madhe mediatike./Telegrafi/