Site icon Telegrafi

Familja Gjikolli vjen me set të ri fotografik për fundvit

Foto: Instagram

Si shumë nga të famshmit shqiptarë e personazhet publike, reperi Gjiko dhe bashkëshortja e tij, Elita Rudi, nuk i kanë shpëtuar trendit të fotografive për fundvit.

Ata kanë sjell një fotosesion të ri, në të cilin shfaqen të mrekullueshëm së bashku me djalin e tyre, Zërin.

Imazhet i kanë shpërndarë në rrjete sociale, ndërsa Elita ka vënë në pah barkun e rrumbullakosur duke qenë se është sërish në pritje të ëmbël.

“Një kartolinë nga familja Gjikolli”, ka shkruar prezantuesja e njohur në njërin nga postimet që ka ndarë në Instagram.

Në një pozë tjetër ajo shfaqet përkrah djalit të saj, Zërit, ku shkruan “E bekuar”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gjiko

Të njëjtit po ashtu pranuan reagime të shumta e nga më të ndryshmet në hapësirën për komente.


Gjiko dhe Elita ndërkohë kësaj radhe janë në pritje të një vajze. /Telegrafi/

Exit mobile version