Një tragjedi që ka ndodhur këto ditë në rrugët e Kinës, ka shokuar gjithë botën e në veçanti të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin momentin rrëqethës kur vetura shtyp familjen gjashtë anëtarëshe.
Kamerat e sigurisë të instaluara në shtyllat elektrike, kanë filmuar momentin kur një çift me katër fëmijët e tyre po ecnin në rrugë, në të cilën kalonin veturat me shpejtësi të madhe.
Në një moment shoferi i një veture humb kontrollin mbi timonin dhe shtyp këtë familje, ku vetëm një anëtar i familjes i shpëton vdekjes.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin kinez Liuyang, ndërsa pamjet e publikuara më poshtë, tregojnë veturën që godet këtë familje ku disa prej tyre i fut nën rrota dhe i tërheq zvarrë.
Ndërsa një fëmijë i vogël i kësaj familje i shpëton për një fije floku vdekjes, ku vetura i kalon disa milimetra larg trupit, ndërsa pesë të tjerët mbesin të vdekur në vend.
Ai ngritët në këmbë dhe shikon i habitur se si prindërit dhe vëllai dhe motrat e tij i sheh në rrugë të përgjakur.
Ndërkaq, shoferi i veturës shihet duke qëndruar i gjunjëzuar i shokuar me atë qfarë i ndodhi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=47&v=4GvUqDxZrD0