Prokuroria turke ka njoftuar sot se po heton akuzat, se familja e presidentit Recep Tayyip Erdogan ka dërguar miliona dollarë jashtë vendit, për të shmangur pagesën e taksave.
Kreu opozitar i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kiliçdaroglu gjatë kësaj jave akuzoi anëtarët e familjes Erdogan për transferimin e 14 milionë dollarëve në një kompani, ndërsa tregoi edhe një dokument si dëshmi e ekzekutimit të transaksionit të parave.
Kurse prokuroria ka deklaruar se po heton dyshimet për vërtetësinë e dokumenteve pas akuzave. /kp/