Site icon Telegrafi

Familja e Vojvodës e emocionuar me golin e djalit te tyre ndaj Republikës Çeke

Ethet e bukura të fitores së Kosovës ndaj Republikës së Çekisë ende nuk kanë kaluar.

‘Dardanët’ ishin mjaftë të gëzuar me fitoren e arritur dje (7 shtator) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Por, këtë fitore të Përfaqësueses tonë e shijuan më shumë familja e Mërgim Vojvodës që shënoi golin e dytë dhe të fitores për ne.

Ekipi i Kosovës ndaj Çekisë

Familja e mbrojtësit shqiptar që jeton në Belgjikë, mirëpo me vendlindje janë nga Llausha e Skenderajt, janë shprehur shumë të lumtur.

“U ndiva mirë sepse i gjithë publiku ishte ndier mirë në momentet e golit. Unë e kam djalë, por ai së pari po bën për Kosovën dhe në fund për vetën”, ka thënë Hamdi Vojvoda, babai i lojtarit të Kosovës në një intervistë për RTK-në.

Nëna e tij, Naxhia, po ashtu është shprehur e lumtur me golin e shënuar të djalit të saj.

Lexo po ashtu Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para nisjes në Angli, të gjithë futbollistët janë gati

“Unë si nënë e Mërgimit jam tepër e lumtur, shumë jam e gëzuar, sidomos kur e kam parë momentin e golit, nuk mundem as ta përshkruaj atë moment”, ka thënë nëna e Vojvodës.

Kosova më 10 shtator do të përballet me Anglinë në kuadër të Grupit A në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit, e që do të jetë natyrisht një përballje e vështirë. /Telegrafi/

Exit mobile version