Oyvind Fredriksen u varros aksidentalisht në Gdansk, Poloni dhe familja po pret që arkivoli të kthehet në Norvegji.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Oyvind Fredriksen (57) vdiq më 5 maj në Tromsø, Norvegji.
Dhe siç thuhet më tej, kompania përgjegjëse e dërgoi arkivolin e tij aksidentalisht në Gdansk, Poloni në vend të Mandal, Norvegji.
Kjo pasi që, gjatë rrugës nga Tromsoja deri në Mandal, ndodhi gabimi tragjik.
Një arkivol që do të dërgohej në Gdansk u harrua në aeroportin e Oslos, ndërsa arkivoli i Oyvind Fredriksen u dërgua në Poloni.
Në ditët në vazhdim, djali i Fredriksen, Tomas Friberg ishte në kontakt me kompaninë, e cila është përgjegjës për transportin e arkivolit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Por ai mësoi se arkivoli i babait të tij ishte dorëzuar në një agjenci funerale polake, e cila priste arkivolin e një personi polak nga Norvegjia. Pastaj babai i tij ishte varrosur në Gdansk.
“Jemi të tronditur. Nuk mund të besojmë se kjo ka ndodhur me të vërtetë. Unë nuk mendoj se dikush e ka përjetuar këtë më parë”, ka thënë Tomas Friberg.
Pas një takimi në Gdansk, ku morën pjesë autoritetet polake dhe norvegjeze, arkivoli i gabuar më në fund do të kthehet në familje në Norvegji. /Telegrafi/