Telegrafi

Familja e tmerruar, grumbulli i baltës në pronën e tyre është fole e një krokodili (Foto/Video)

Një familje fermerësh është duke jetuar në frikë pasi një krokodili të madh i është dhënë liria të çel vezët në mes të pronës së tyre.

Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët e kafshëve të egra kanë injoruar thirrjet për të hequr grabitqarin dhe folenë e vet nga ferma afër Mossman, në veri të Queensland, Australi.

Në vend të kësaj ata kanë ngritur një shenjë paralajmëruese, ku bisha është vizatuar, duke pretenduar se ata nuk ishin në gjendje për ta larguar, derisa nuk ka ndonjë sulm.

Liza Giudice u ka thënë medieve të huaja se është e indinjuar me “dështimin” e autoriteteve për të reaguar, përcjell Telegrafi.

“Përgjigja ka qenë ‘mos e prekni atë, qëndroni larg dhe ne do të vendosim një shenjë’. Ata në thelb thanë se nuk mund të bëjnë asgjë, derisa ai të jetë agresiv”.

Ajo tha se është e paqartë se sa i madh është krokodili, por krokodilët femra të grykëderdhjeve femra arrijnë pjekurinë në rreth 2.2 metra gjatësi.

Giudice tha se familja e saj nuk jetojnë në fermë, por kanë frikë se foleja e krokodilit do ta lë fermën e tyre të infektuar. /Telegrafi/