Shtëpia e Theo Hernandez është grabitur mbrëmjen e djeshme, ndërsa partnerja e tij Zoe Cristofoli dhe djali i tyre gjashtë muajsh ndodheshin brenda.
Raportime të shumta në Itali pretendojnë se hajdutët hynë në shtëpinë e Theos në orën 21:00 mbrëmë, duke vjedhur disa sende me vlerë.
Mbrojtësi kuqezi nuk ishte aty, ndryshe nga partnerja i tij dhe djali i tij Theo Junior, të cilët qëlluan brenda shtëpisë.
Zoe Cristofoli ka mbetur e tronditur dhe është dëgjuar nga policia në përpjekje për të identifikuar bandën që hyri në ambientet e shtëpisë.
Autoritetet do të shikojnë gjithashtu pamjet e kamerave private të sigurisë, me shpresën për të kapur grabitësit.
Theo dhe familja e tij jetojnë në Cassano Magnago, një qytet në provincën e Varese, disa kilometra larg Milanos.
Terrore in casa di Theo Hernandez: villa svaligiata, presenti la compagna e il figlio #Milan https://t.co/QQE6vvWxx1
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) October 19, 2022
Reprezentuesi francez është vetëm lojtari i fundit i Serie A, viktima e vjedhjes.
Dy javë më parë, hajdutët hynë në shtëpinë e yllit të Juventusit, Angel Di Maria në Torino, ndërsa Mady Camaras të Romës iu vodh makina në kryeqytet javën e kaluar. /Telegrafi/