Një video shokuese që po qarkullon në internet, ka lënë pa fjalë opinionin australian, për faktin se në të shfaqet momenti kur një 14-vjeçare detyrohet të martohet me një burrë 20 vite më i vjetër se ajo në një xhami në Melbouerne-it.
Videoja e publikuar në internet është konfiskuara nga policia që e kishin gjetur në telefonin e dhëndrit, transmeton Telegrafi.
Imami Ibrahim Omercid 62-vjeç, po gjykohet për faktin se kishte detyruar adoleshenten të martohet.
Adoleshentja shihet duke qëndruar në xhami, derisa dhëndri po nënshkruante dokumentet e kurorëzimit të cilat ia dorëzon Imami i xhamisë.
Por e dhimbshme është se si nëna e minorenes shikon e pafuqishme, derisa dhëndri raportohet se u kishte falë një qafore prindërve të artë prindërve të saj në vlerë prej 1.480 dollarë si këmbim për miratimin e martesës.
Në video dëgjohet Imami duket pyetur nusen fëmijë nëse po e pranon për burrë, që e kishte afër por që e kishte takuar disa ditë para kurorëzimit. /Telegrafi/