Familja e Michael Schumacher ka publikuar një deklaratë emocionale për fansat e gjermanit pasi që legjenda e Formula 1 vazhdon rimëkëmbjen pas një aksidenti të tmerrshëm në ski.
Gruaja dhe fëmijët kanë falënderuar tifozët për “ndjeshmërinë” e tyre pasi që shtatë herë kampioni i F1 pësoi një lëndim të trurit pas rrëzimit në dhjetor të vitit 2013 në Alpet franceze.
Familja e tij, e përbërë nga bashkëshortja Corrina, 47 vjeçe, Mick, 19 vjeç dhe vajza Gina-Maria, 21 vjet, gjithashtu falënderuan tifozët për “kuptimin e situatës dhe mos shfaqjen para syve të publikut”.
Shoferi gjerman u vu në një koma mjekësore për gjashtë muaj, përpara se të zhvendoset në një repart rehabilitimi kur e rifitoi vetëdijen në qershor të vitit 2014.
Mjekët thanë se ngasësi i veturave të shpeshta do të ishte i vdekur deri më pati nëse nuk kishte veshur një përkrenare.
Por, menaxherja e gjermanit, Sabine Kehm tha se familja ishte mirënjohës për gjithë mbështetjen.
“Ajo që mund të thuhet është se familja me të vërtetë vlerëson ndjeshmërinë e tifozëve. Njerëzit me të vërtetë e shohin dhe kuptojnë (gjendja e tij shëndetësore) dhe mos shfaqjen para syve të publikut”.
Theksojmë se në vitin 2014, 47-vjeçari u zhvendos në shtëpinë familjare pranë Liqenit të Gjenevës në Zvicër, ku thuhet se po merr kujdes nga ekipi i specialistëve. /Telegrafi/