Telegrafi

Familja e Sazdovskit kërkon 10 milion denarë nga të akuzuarit

Familja e Nikolla Sazdovskit do të kërkojë dëmshpërblim prej 10 milion denarëve nga të akuzuarit që gjykohen për vrasjen e tij.

“Pas ekspertizës nga neuropsikiatri, familjes pesë anëtarëshe Sazdovski të cilët jetojnë bashkë, në bazë të nenit 57 dhe 112 nga Ligji për procedurë penale është dorëzuar kërkesë për dëmshpërblim prej 5 milion denarë për të akuzuarit”, deklaroi për “mkd“, avokati i  Shehtanski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për dëmshpërblimin mbrojtja e të akuzuarve duhet të deklarohet deri më 25 dhjetor.

Ndryshe, të akuzuar për vrasjen e 20 vjeçarit janë dy e prsona B.B dhe S.D që janë deklaruar se nuk ndihen fajtorë./Telegrafi/