Telegrafi

Familja e Sala njofton se mbetjet e aeroplanit janë gjetur

Foto: Itvnews/Twitter

Pas shumë e shumë përpjekjeve, familja e Emiliano Sala ka njoftuar të gjithë se kanë gjetur aeroplanin me të cilin po udhëtonte sulmuesi argjentinas.

Sky Sport ka raportuar se për këtë informacion është njoftuar nga familja Sala. Mbetjet e aeroplanit janë lokalizuar në shtratin e detit të English Channel nga anija e kërkimit.

Aeroplani i Sala ishte zhdukur nga radarët më 21 janar gjatë rrugëtimit të tij nga Nates (Francës) drejt Cardiffit (Uells) dhe që nga atëherë nuk kishte ndonjë shenjë për aeroplanin apo Emilianon dhe pilotin David Ibbotson.

Lexo po ashtu Pas humbjes së milionave dhe mbetjes pa sulmues - Cardiffi po shqyrton anën ligjore për t'i minimizuar humbjet

Autoritet lokale të shpëtimit pas disa ditë kërkimesh kishte ndaluar operacionin e shpëtimit pasi e vlerësuan se dy personat në bordin e aeroplanit nuk ka shanse që të jenë të gjallë dhe lokalizimi i mbetjeve ishte pothuajse i pamundur.

Sala dhe piloti David Ibbotson (Foto: BBC Sport/Twitter)

Me këtë vendim nuk u pajtuan familja e lojtarit të cilët filluan një fondacion për mbledhjen e mjeteve financiare për të rifilluar kërkimet dhe për rreth dy ditë u mblodhën mbi 300 mijë euro.

Lexo po ashtu Bota e futbollit bëhet bashkë për Sala: Donacionet kalojnë shifrën e 300 mijë eurove, Mbappe më zemërgjeri

Këto para ishin të mjaftueshme për të filluar kërkimi privat, që tani duket se ka dhënë rezultatet e para.

Deri më tani nuk ka detaje tjera, por ne do t’ju mbajmë të informruar në kohë reale. /Telegrafi/