Familja e këngëtarit Prince i kërkoi Presidentit Donald Tramp të mos përdorte një këngë të këngëtarit të ndjerë gjatë tubimeve politike.
Sipas vëllait të këngëtares, familja nuk i ka dhënë të drejtë të shfrytëzoj të drejtën e autorit presidentit amerikan.
“Pasuesit e Princit kurrë nuk i kanë dhënë Presidentit Trump ose Shtëpisë së Bardhë një licencë për të përdorur këngët e tij dhe i kërkohet që të ndalojë menjëherë së shfrytëzuari këngët”, tha vëllai i Princet, Omar Baker në Twitter.
Mediat lokale në Shtetet e Bashkuara raportojnë se ekipi i Trump në disa raste ka shfrytëzuar këngën hit, “Purple Rain”.
Prince është edhe një ndër këngëtarët tjerë, i cili nuk dëshiron që këngët e tyre të përdoren në tubime politike.
Shumë muzikantë dënuan përdorimin e këngëve të tyre gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në vitin 2016, duke përfshirë Roling Stones, Aerosmith dhe Adele.
Familja e Luciano Pavarotit, një nga tenorët më të famshëm, kritikoi stafin elektoral të Trumpit, i cili përdorte “Nessum Dorma”. /Telegrafi/