Një burrë është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në liqenin artificial të Tiranës.
Bëhet fjalë për shtetasin A. I., banues në Tiranë.
57 vjeçari ishte shpallur në kërkim ditë më parë për largim nga banesa.
Nga deklarimet e marra nga familjarët, mësohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor si dhe dyshohet të jetë vetëmbytur. Nga vrojtimet paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme. /TCH/