Telegrafi

Familja e invalidit të UÇK-së jeton në tendë (Foto)

Kushtet e rënda ekonomike e sociale e detyruan familjen 6 antarëshe të Selim Ymerit të ndërrojë kohë pas kohe vendbanimin. Mirëpo, asnjëherë nuk kishin arritur, që të krijojnë një strehë, ku do të vendoseshin për të jetuar.

Tani familja e veteranit të UÇK-së, nga fshati Izhanc, komuna e Shtërpcës, iftarin dhe syfyrin po i bën në një tendë, pa kushte elementare për jetesë, të cilën e konsiderojnë si shtëpi, shkruan Gazeta Fjala.

Kryefmiljari Selim Ymeri, është edhe invalid i luftës së UÇK-së.

Tendën e kanë ngritur në tokën që ua kanë falur të afërmit në fshatin Banjicë të komunës së Ferizajit, por me mundësitë që kanë gjasat janë shumë të vogla që kjo familje të ndërtoj shtëpi.

E thirrje për ndihmë për familjen e Ymerit, ka bërë të martën edhe hoxha i këtij fshati, Fidaim Fazliu, i cili kërkoi nga qytetarët që të solidarizohen me këtë familje dhe t’i ndihmojnë për ta bërë me kulm mbi kokë.