Site icon Telegrafi

Familja e Gigi Hadid kundër Zayn Malik?!

Gigi Hadid mund të ndahet së shpejti nga Zayn Malik dhe arsyeja është familja e saj, të paktën sipas një burimi të revistës “Ok!”.

Një burim ka thënë për revistën se modeles i është kërkuar të ndahet nga ish-ylli i One Direction sepse ai nuk shkon mirë me familjen e saj.

Sipas burimit marrëdhënia mes familjes Hadid dhe Zayn është shumë e çuditshme aq sa nuk mund të qëndrojnë në një dhomë së bashku, pasi Zayn nuk flet fare dhe nuk jep asnjë mendim për temat që diskutohen.

Por duket se Gigi i ka hedhur poshtë këto thashetheme përmes një statusi në rrjetin social “Twiiter”, duke shkruar: “Për çfarë kualifikimesh ka nevojë një person që të quhet burim? Negativiteti i madh që ata krijojnë është vërtet i trishtueshëm”. /Telegrafi/

Exit mobile version