Familja e George Floyd paditi katër oficerët e Minneapolis të mërkurën, me pretendimin se policia ka shkelur rregullat e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, duke i vendosur Floyd gjurin në qafë për gati nëntë minuta.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, avokati i të drejtave civile, Ben Crump, e paraqiti padinë, duke kërkuar dëme monetare në emër të fëmijëve dhe motrave të Floyd në Gjykatën e rajonit të Minneapolis në SHBA.
“Ishte veprimi i të gjithë Departamentit të Policisë së Minneapolis, që rezultoi me vrasjen e Floyd”, tha Crump.
“Qyteti i Minneapolis ishte i njohur për këso lloj trajtimesh edhe në të kaluarën, sidomos ndaj njerëzve me ngjyrë”, u shpreh ai.
Ndryshe, Floyd, 46 vjeçar, vdiq më 25 maj, pasi njëri prej policëve të Minneapolis ia vendosi gjurin në qafë atij gjatë arrestimit, dhe i njëjti ankohej që nuk mund të merrte frymë.
Vdekja e tij ka ngjallur protesta të shumta në SHBA, si dhe në shumë vende të botës, pasi të njëjtit kërkonin reforma ndaj racizmit. /Telegrafi/