Site icon Telegrafi

Familja e Çentos ofron 530.000 euro si garancion që ai të mbrohet në liri

Të enjten, më 18 tetor, në Gjykatën e Apelit në Shkup do të mbahet seancë publike pas ankesës së të akuzuarit Jane Çento për t’ju shfuqizuar masa e paraburgimit, këtë e konfirmojnë anëtarët e familjes së tij për “Makfax”. Motra e Çentos konfirmoi se i ka ofruar gjykatës garancion prej 530.000 euro për vëllanë e saj për tu mbrojtur në liri.

Këshilli Penal i njësisë së Shkupit hodhi poshtë kërkesën për heqjen e paraburgimit të Jane Çentos, kryetar i Shoqatës Patriotike maqedonase “Pere Toshev”. Seanca në Gjykatën e Apelit mbahet me kërkesë të Çentos./Telegrafi/

Exit mobile version