Telegrafi

Familja e arrestuarit për sulmin në Nice: Ai është viktimë, jo terrorist

Ramzie Arefa, 22-vjeçar, është mbajtur në stacionin policor nën dyshimin se kishte lidhje me sulmin terrorist në Nice.

Familja e tij insiston se nuk ka lidhje me vrasësin Mohamed Lahouaiej Bouhle, ndërsa janë habitur nga arrestimi i tij.

Ata thonë se gjatë sulmit ai ishte në vendin e ngjarjes, teksa po shihte fishekzjarrët me vëllain dhe miqtë e tij.

Motra e tij 17-vjeçare Bilet, për Mirror ka thënë: “Është çmenduri. Ai ishte në mesin e viktimave në shëtitore në natën e së enjtes”.