Site icon Telegrafi

Familja e Almirit: Gjykimi të fillojë sa më parë!

Ende nuk dihet se kur do të fillojë gjykimi për rastin e vogëlushit katër vjeçar Almir Aliu, i cili u godit për vdekje me automjet, nga bashkëqytetari Boban Iliq. Familjarët presin që sa më shpejtë të nis procesi gjyqësor dhe paralajmërojnë se javën që vjen do të angazhojnë edhe avokatin. Babai i Almirit, Sedati, edhe një herë ka kërkuar drejtësi për rastin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Procesi gjyqësor ende nuk ka filluar, jemi në konsultime me disa avokat, presim javën e ardhshme ta zgjedhim avokatin, dhe sa më shpejt të fillon procesi gjyqësor. Besojmë në organet e drejtësisë dhe presim që e drejta të del në shesh dhe organet e drejtësisë ta dënojnë kriminelin me dënimin e merituar”, ka thënë Sedat Aliu babai i të ndjerit Almir Aliu.

Alsat M, mëson se prokuroria me gjasë ka ngritur 4 padi penale për dhunë, për personat e përfshirë në rrahjen e kobshme që ndodhi në afërsi të shtëpisë së shëndetit në Kumanovë, ku u shtypën me makinë tre anëtarët e familjes Aliu.

Për këtë arsye siç merret vesh padi për dhunë janë ngritur për Bobanin dhe vëllain e tij Bojanin, të cilit i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak , si dhe për dy familjarë nga familja Aliu. Ndërkaq për Bobanin, pas vdekjes së Almirit do të ketë padi edhe për vrasje me paramendim./Telegrafi/

Exit mobile version