Telegrafi

Familja e as MPJD nuk e dinë arsyen e arrestimit të Abaz Beqirajt në Serbi

Në mëngjesin e kësaj të diele është arrestuar Abaz Beqiraj nga fshati Baballoq, Komuna e Deçanit.

I njëjti ka qenë duke u kthyer nga Gjermania për në Kosovë dhe në kufirin Hungari-Serbi është arrestuar nga Policia serbe.

Avokati i familjes së Abaz Beqirajt, thotë se deri më tani familja e të arrestuarit nuk ka asnjë informatë për arsyet e arrestimit.

“MPJ e Kosovës, poashtu, nuk ka arritur të siguroj asnjë informatë për rastin”, ka njoftuar Koci.

Lexo po ashtu Policia serbe arreston një kosovar në kufirin Hungari-Serbi

Koci thotë se deri tani, familja është dashur që përmes rrugëve zyrtare, së paku ta kuptoj arsyen e arrestimit, nga zyrja e jonë në Beograd.

Koci ka kërkuar që të ketë një numër kontakti me Jetish Jasharin, i cili është shef i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd./Telegrafi/