Telegrafi

Familja e Aaron Carterit dëshiron që djali i këngëtarit, Prince të trashëgojë pasurinë

Foto: Instagram

Familja e Aaron Carter nuk dëshiron të përfundojë në një betejë të rrëmujshme ligjore për pasurinë e këngëtarit tashmë të ndjerë.

Mamaja e yllit, Jane Carter, i tha së fundmi TMZ se edhe pse ajo ende nuk e ka takuar nipin e saj njëvjeçar, Prince, ajo dëshiron që ai të trashëgojë të gjitha pasuritë e babait të tij pasi familja “nuk ka nevojë për para”.

Jane gjithashtu tha për median se do të dëshironte të kishte një lidhje me nipin e saj dhe të fejuarën e Aaronit, Melanie Martin, e cila aktualisht ka kujdestarinë e Prince.

Djali i Aaron Carter

Pasi Aaron u gjet i vdekur tragjikisht në vaskën e tij në moshën 34-vjeçare, më 5 nëntor, Jane i kërkoi vajzës së saj Angelit – binjakja e Aaronit – të paraqiste një peticion për të shërbyer si administratore e pasurisë së tij.

Lexo po ashtu Publikohen shkrime të paautorizuara të Aaron Carter ku pretendohet se Hilary Duff humbi virgjërinë me të kur ajo ishte 13-të vjeçe

Edhe pse këngëtari i “I Want Candy” vdiq pa testament, prona e tij personale dhe portofoli i pasurive të paluajtshme – që thuhet se kap vlerën e rreth gjysmë milioni dollarë – ka shumë të ngjarë të trashëgohet nga djali i tij, sipas ligjeve të trashëgimisë në Kaliforni.

Aaron Carter

Martin, e cila u detyrua të largohej nga shtëpia në Los Angeles që ndante me Aaron, foli gjithashtu këtë javë për testamentin.

“Unë nuk dua asnjë problem apo stres për pasurinë e Aaronit”, tha Martin, 30 vjeçare, për Us Weekly të martën, duke vënë në dukje se ajo nuk do marrëdhënie të këqija me të afërmit e artistit.

Motra binjake e Aaron

“Unë thjesht dua që Prince të kujdeset dhe dua që trashëgimia e Aaron të jetojë…”.

Vdekja e këngëtarit të famshëm tronditi të gjithë, pavarësisht se bënte një jetë të trazuar. /Telegrafi/

Nëna e Aaron Carter