Hysen Makolli, vëllau i Naser Makolli i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan një ditë më parë ka thënë për Klan Kosovën se e ka vizituar vëllaun e tij para dy javësh në burg dhe se i ndjeri është ankuar për dhimbje lukthi.
Hysen Makolli thotë se nuk e beson që vëllau i vdiq për shkak të infeksionit të zorrëve ose lukthit sepse sipas tij për një kohë të shkurtër ai ka ndryshuar shumë në fizionomi duke humbur shumë kilogramë.
Megjithate familja pret të shoh rezultatet e obduksionit për të kuptuar arsyen e saktë të vdekjes së tij.
Familja pret qe institucionet e drejtësisë të funksionojnë siç duhet në këtë rast, sepse sipas tij, familja nuk do të ndalet për të kuptuar të vërtetën.
I burgosuri tashmë i ndjerë Naser Makolli ka lënë pas vetes gjashtë fëmijë.
46 vjeçari u burgos për bashkëkryeje të një vrasje në Sopi të Suharekës gjatë vitit të kaluar.
Naser Makolli ishte shok dhome me tashmë të ndjerin aktivistin e Vetëvendosjes, Astrit Deharin për çka familja nuk do të flasë asgjë, sepse thonë se tani nuk është koha.
Varrini i tij do të bëhet në orën 16:00 në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.