Telegrafi

“Familja dhe Shpresa”, letër deputetëve: Kërkoni gjykimin e serbëve ne Gjykatën Speciale

Zana Bytyqi, nga Shoqata “Familja dhe Shpresa” në Klinë, i është drejtuar me një letër publike deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Bytyqi, përmes kësaj letre, u ka bërë thirrje ligjberësve që të përmirësojnë ligjin për Gjykatën Speciale, në të cilin, sipas saj, janë injoruar plotësisht krimet e Serbisë ndaj popullatës kosovare.

Ajo ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të kërkojnë gjykimin dhe ndëshkimin e serbëve, të cilët kanë kryer krime ndaj kosovarëve, pikërisht në Gjykatën Speciale.

Bytyqi e cila përmes kësaj letre thotë se përcjellë mesazhin e familjarëve të 86 viktimave nga Komuna e Klinës të vrarë e të zhdukur gjatë vitit 1999 ne fshatin Kralan të Gjakovës.