Telegrafi

Familja britanike gjeti një nga gjarpërinjtë më helmues në botë – ishte ‘fshehur’ brenda pemës së Krishtlindjeve

Një familje britanike u përballë me një surprizë të padëshiruar festive kur një gjarpër helmues vdekjeprurës doli nga pema e tyre e Krishtlindjes – pasi kishin përfunduar dekorimin e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rob dhe Marcela Wild, me origjinë nga Hertfordshire, por që tani jetojnë në Cape Town, Afrika e Jugut, sapo kishin përfunduar vendosjen e dritave dhe dekorimeve tjera në pemën e tyre me fëmijët, kur vunë re që gjarpri doli nga degët.

Mendohet se zvarraniku – i identifikuar më vonë si një gjarpër më vdekjeprurësi në vend – ishte fshehur në pemë gjatë gjithë kohës dhe më pas doli kur përfundoi dekorimi.

Rob, 55 vjeç, nga Borehamwood, Herts, tha: “Ne sapo kishim dekoruar pemën dhe fëmijët po vendosnin dhuratat poshtë saj përpara se të ndiznin dritat”.

Rob u zhvendos në Afrikën e Jugut 15 vjet më parë me gruan Marcela dhe ata kanë një djalë Eduard, 11 vjeç dhe një vajzë Sahara, 6 vjeçe. /Telegrafi/