Një familje e Lincolnshire të Anglisë tha se janë të “shqetësuar” pasi zbuluan se dikush ishte varrosur pranë babait të tyre në një varr të rezervuar për nënën e tyre.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, e veja Penny Robinson bleu tokë të dyfishtë në Oborrin e Kishës së Shën Leonardit me dëshirën që të varrosej afër me bashkëshortin e saj Trevor.
Djali, Benjamin Robinson zbuloi gabimin kur shkoi javën e kaluar te varri i babai të tij që t’i dërgonte lule.
Këshilli i famullisë ka kërkuar falje dhe tha se po kërkonte udhëzime.
Robinson tha se tani nuk kishte vend që nëna e tij të varrosej afër burrit të saj.
“Ishte pak shqetësuese kur ndava lajmin me mamanë time dhe me të vërtetë situata mërziti familjen”, tha ai.
“Nëna ime është ende e zemëruar për këtë”. /Telegrafi/