Telegrafi

Familja blen tank

Babai Joachim Schoeneich madje ka vendosur një ulëse fëmijësh në tankun Fox, të punuar nga britanikët, për birin e tij dyvjeçar Paul.

Tanku është i armatosur me një armë të çaktivizuar me kalibër prej 30 milimetrash dhe ka shtresë mbrojtëse prej 7.6 centimetrash.

"Ne e vozisim tankun për të blerë gjëra dhe për të shkuar në udhëtime të shkurtra", ka thënë duke qeshur Joachim, nga qyteti gjerman Neu Anspach.

"Është pak e vështirë të gjesh vend parkimi për të, por ia dalim disi".

Problemi i vetëm është konsumimi i karburantit për tankun i cili ka kushtuar 30.000 euro.

Mirëpo Joachim thotë, "përvoja e vozitjes ia vlen çdo litër të karburantit të shpenzuar.