Telegrafi

Familja Begiqi nga Mitrovica bëhet me banesë të re

Familja Begiqi 4 anëtarëshe nga Mitrovica është bërë me banesë të re.

Sipas njoftimit për media, iniciativa e shoqatës Humanitare “Forumi i Femrave Shqiptare”, në bashkëpunim me

Drejtorinë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Mitrovicës, ka ndihmuar këtë familje që të bëhet me banesë të re.

Drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, ka falenderuar dhe vlerësuar kontributin e dhënë nga kjo shoqatë.

Ajo ka thënë se kjo familje kishte një gjendje të rëndë sociale pasi që sipas saj ata po përballeshin edhe me tezën e sëmurë dhe me tre fëmijë jetim.

“Duke marrë parasysh faktin se çështja e banimit për këtë familje ishte një sfidë e madhe ne u jemi shumë mirënjohëse kësaj shoqate, me anë të këtij veprimi u tregua qartë se femra për femrën gjithmonë ka qenë dhe do të jetë përkrahëse, prandaj është një ndjenjë e papërshkrueshme për ta”, theksoi Kërveshi.

Në njoftim thuhet se nuk është hera e parë që kjo shoqatë ju del në ndihmë personave me gjendje të rëndë ekonomike, prandaj përfaqësueset e kësaj shoqate premtuan se do të vazhdojnë me iniciativa të tilla./Telegrafi/