Telegrafi

Familja befason Nysret Muqiqin për ditëlindje (Foto)

Këngëtari i njohur Nysret Muqiqi ka festuar sot (e hënë) ditëlindjen e tij.

Me këtë rast ai ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Këta të fundit, i kanë përgatitur një befasi shumë të këndshme në mesditë.

Ka qenë djali i tij Albatriti, i cili ka publikuar sot një fotografi në Instagram Story, ku ka shfaqur befasinë që ai bashkë me familjarët e tjerë kishin përgatitur për babanë e tij.

Lexo po ashtu Albatrit Muqiqi bën blerje për vajzën që do t'i vijë në jetë (Foto)

Në fotografi, shfaqej një tortë e madhe me mbishkrimin “Urime babai të duam”, teksa anash saj gjendeshin dhuratat e mbështjellura.

Familja Muqiqi duket të kenë kaluar një ditë vërtet të veçantë sot nën kremtimin e ditëlindjes së të zotit të shtëpisë. /Telegrafi/

Befasia që anëtarët e familjes i bënë këngëtarit Nysret Muqiqi me rastin e ditëlindjes. Foto nga InstaStory (Albatrit Muqiqi)