Një zonjë nga Tyresö, përkatësisht familja e saj në qarkun e Stokholmit, nuk mund t’i besonin syve kur, duke parë nga dritarja e tyre, panë një dhelpër që shijonte kërcimin në trampolinën e fëmijëve të saj.
“Ajo shkoi në trampolinë dhe filloi të kërcejë”, tha gruaja.
“Ajo luajti për një kohë dhe pastaj u largua nga kopshti ynë”.
Dhe duke pasur parasysh sa i pëlqeu kërcimi, ka shumë të ngjarë që dhelpra të kthehet përsëri.