Telegrafi

Familja Beckham paguajnë 1.8 milionë euro për qiranë javore të jahtit gjatë pushimeve të tyre luksoze

Victoria Beckham është parë e veshur me një rroba banje të kuqe, teksa shijoi rrezet e diellit në Saint-Tropez këtë mëngjes.

Asaj iu bashkua në kuvertën e mega-jahtit të tyre të madh burri i saj, David, 47 vjeç, i cili mund të shihej duke treguar barkun e tij të valëzuar.

Victoria, 48 vjeçe dhe David kanë pushuar me tre fëmijët e tyre më të vegjël dhe miqtë në bregun jugor të Francës këtë javë, shkruan The Sun.

Foto: Splash

Çifti janë parë duke treguar trupat e tyre të tonifikuar në rroba banje, teksa familja po shijojnë pushimet në jahtin, i cili kushton 1.6 milion funte (1.8 milion euro) për t’u marrë me qira për një javë.

Lexo po ashtu David Beckham bëhet xhentëlmen për Victorian gjatë pushimeve, nuk e lë të laget gjatë zbritjes nga jahti luksoz

Nëna e katër fëmijëve, Victoria mund të shihej duke shikuar mbi parmakët e varkës gjigante e veshur me bikini të kuqe.

Foto: Splash

Ajo i kombinoi rrobat e banjës me një kapele të thjeshtë të zezë, teksa dukej se po rikthehej dhe po pushonte nën rrezet e diellit.

Ndërkohë, David zgjodhi një palë pantallona të shkurtra noti të vogla, të ngushta, dhe për aksesorë kishte vënë një palë syze dielli të errëta.

Foto: Backgrid

Ai mund të shihej duke shijuar një lojë volejbolli me dy fëmijët e tij më të vegjël Harper, 11 vjeçe, dhe Cruz, 17 vjeç, në kuvertën e sipërme.

Ndërkohë, e dashura e Cruzit, Tana Holding, mund të shihej gjithashtu duke shijuar pishinën në kuvertën e jahtit të gjerë.

Foto: Splash

Ka qenë një udhëtim plot ndalesa për familjen e famshme, të cilët kanë vizituar St Tropez dhe bregdetin e Italisë gjatë pushimeve të tyre verore.

Ata gjithashtu u fotografuan edhe në brigjet e Kroacisë pak muaj më parë. /Telegrafi/

Foto: Splash

 

Foto: Backgrid

 

Foto: Backgrid