David dhe Victoria Beckham kanë krijuar një biznes familjar që një ditë mund të vlejë 1 miliard funte.
Aktualisht Beckhamët kanë një pasuri që vlerësohet më shumë se 500 milionë funte.
Victoria e David kanë lidhur bashkëpunim me kompani të njohura si Pepsi, Roceawear, Adidas, Gillette, Police dhe Armani.
Në aventurën e fundit për markën Beckham, Cruz 11-vjeçar ka publikuar një këngë nën përkujdesjen e Scooter Braun, i cili kujdeset edhe për Justin Bieberin. /Telegrafi/