Site icon Telegrafi

Familja Avdyli ka shumë halle (Video)

Me vrap po niset drejt rrugës për të nxënë mësimet derisa në shkollë e dërgon fqinji që po e pret te dera.

Ajo vijon klasën e dytë, e në klasë ka motrën 11 vjeçare, e cila për shkak të problemeve shëndetësore mbeti pa i vazhduar mësimet me bashkëmoshatarët e saj.

Por, problemet e familjes Avdyli nga fshati Pojatë nuk mbarojnë këtu.

Jeta po u bëhet edhe më e vështirë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore edhe të tre fëmijëve të tjerë.

Vajza 3-vjeçare ka një problem me veshkë, ndërsa motra e saj 7 vjeçe dhe i vëllai 13 vjeç, vuajnë nga epilepsia.

Derisa shikon rreth vetes për të bërë zgjidhjen e ditës se si t’i ushqejë fëmijët, tregon se gjithçka varet nga vullneti i qytetarëve, pasi edhe i shoqi saj vuan nga zemra e probleme mendore, për çka nuk është i aftë për punë.

Drejtoria për shëndetësi, e as zyrtarë të tjerë në komunën e Ferizajt nuk kanë qenë në gjendje që gjatë ditës së martë të tregojnë nëse do të marrin përgjegjësinë për t’i ndihmuar fëmijët e sëmurë të kësaj familjeje.

Familja Avdyli përgjigje nuk gjeti as kur kërkoi ndihmë për shtëpinë që iu dogj një muaj më parë nga një problem me rrymën.

Exit mobile version