Një familje është shpëtuar nga zona e largët e Australisë Jugore, pasi mbeti e bllokuar për katër ditë, kur automjeti i tyre u zhyt në baltë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lindsey dhe Ori Zavros dhe fëmijët e tyre të vegjël Zoe dhe Zane u bllokuan pas shiut të dendur rreth 150 kilometra nga Oodnadatta, qyteti më i afërt.
Ata bënë thirrje për ndihmë të premten e kaluar, por u tha se shpëtimi tokësor mund të jetë javë larg për shkak të përmbytjeve në zonë.
Dhe me parashikimin e temperaturave të larta, një helikopter shpëtimi u dërgua të martën.
A Perth family is recovering in South Australia after being rescued from a remote part of the Simpson Desert.
Ori, Lyndsay, Zoe and Zane Zavros were airlifted by police helicopter from the Desert, after their camper van became bogged and they set off a distress signal on Friday. pic.twitter.com/vWFIHilw4D— 10 News First Perth (@10NewsFirstPER) November 16, 2021
“Familja po dërgohet në Coober Pedy për të qëndruar natën, ku më pas do të bëjnë aranzhimet e tyre të mëtejshme të udhëtimit”, thuhet në një deklaratë nga policia e Australisë Jugore.
Ndryshe, në fillim të kësaj jave, autoritetet u hodhën atyre mallra emergjente – duke përfshirë ujin dhe një telefon satelitor – nga ajri. Familja kishte edhe disa furnizime me vete.
“Ne jemi të emocionuar dhe të ngazëllyer – që ata më në fund do të shpëtohen”, tha nëna e Zavros për ABC News më herët të martën.
Sipas meteorologëve, temperaturat parashikohen të arrijnë deri në 38 gradë Celsius në zonë në ditët në vijim.
Familja, nga Perth, kishte udhëtuar nëpër Australi me furgonin e tyre që nga nëntori i vitit të kaluar dhe e kishte “përshkruar” udhëtimin e tyre në Instagram.
Siç bëhet e ditur në fund, për shkak të pamundësisë, transportuesi i tyre do të lihet në vendin e “bllokimit”. /Telegrafi/