Telegrafi

Familja australiane gjen më shumë se 50 lëkura gjarpri në çatinë e shtëpisë së tyre

Një familje australiane mbeti e shtangur pasi më shumë se 50 lëkura gjarpri u gjetën brenda çatisë të shtëpisë së tyre.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, një gjuetar i gjarpërinjve u thirr në një shtëpi në Rocksberg afër bregdetit të diellit të Queensland të martën për të larguar 30 lëkurat që ishin zhveshur nga pitonët e qilimave dhe nga gjarpërinjtë e zakonshëm të pemëve.

Si rrjedhojë, eksperti nga grupi i “Sunshine Coast Snake Catchers” zbuloi se kishte akoma 20 lëkura të tjera në çati.

Gjuetari i gjarpërinjve, Stuart McKenzie tha për DailyMail Australia se ishte në të vërtetë mjaft e zakonshme që lëkurat e gjarprit të gjendeshin në çatitë e njerëzve. /Telegrafi/