Telegrafi

Familja amerikane u trondit kur pa ariun nën kuvertën e shtëpisë

Një familje në Connecticut të SHBA-së tha se ishin të tronditur kur zbuluan diçka të papritur nën kuvertën e tyre – një ari të zi.

Vincent Dashukewich tha se ai dhe e dashura e tij ishin në oborrin mbrapa të shtëpisë së prindërve të tij në Plainville kur qeni i tyre filloi të leh në kuvertën mbrapa, transmeton Telegrafi.

“Qeni im filloi të rënkonte atëherë kur e dashura ime u frikësua dhe vrapoi në shtëpi dhe unë ktheva kokën dhe pashë ariun dhe ne po shikonim njëri-tjetrin, është shumë e çmendur”, tha Dashukewich.

Familja kontaktoi Departamentin e Energjisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit, i cili i këshilloi ata të linin ariun të binte në gjumë për dimër.

“Ata thanë që ta linin të qetë, për sa kohë që ai nuk po krijon një shqetësim ose e dini që nuk shqetëson askënd”, tha Dashukewich.

Dashukewich ia vuri emrin Marty dhe vendosi të krijojë llogari në TikTok dhe Instagram për ariun kur një video që motra e tij postoi në internet u bë virale. /Telegrafi/