Telegrafi

Familja amerikane padit spitalin, nuk duan ta heqin foshnjën e tyre nga aparatet që e mbajnë gjallë: Spitali thotë se foshnja ka vdekur

Një gjykatë në Teksas së shpejti duhet të vendosë nëse një fëmijë dhjetë muajsh do të mbetet gjallë në saje të aparateve, tha avokati i familjes së fëmijës për CNN-in.

Mario dhe Ana Patricia Torres paditën një spital për fëmijë në Teksas muajin e kaluar për lënien e fëmijës në pajisje, duke pretenduar se fëmija ishte gjallë ndërsa stafi mjekësor e shpalli atë të vdekur (ndërprerje e aktivitetit të trurit), sipas ankesës së tyre të 30 shtatorit, transmeton Telegrafi.

Prindërit po kërkojnë ta mbajnë të gjallë përmes pajisjeve si dhe dëmshpërblim prej më shumë se një milion dollarë.

“Nëse ky spital nuk dëshiron t’i japë fëmijës tim një shans, më lër ta çoj në shtëpi kështu që le të vendosë Zoti, jo njeriu”, tha Ana Patricia Torres.

“Familja beson se fëmija mund të shërohet. Nëse foshnja nuk mund të transferohet në një spital tjetër, atëherë prindërit duan ta marrin atë në shtëpi,” tha avokati i familjes.

Procesi gjyqësor thotë se spitali “nxitoi të merr një vendim” dhe nuk donin t’i jepnin foshnjës një shans për t’u rikuperuar. Prindërit deklaruan se donin ta hiqnin foshnjën nga pajisja vetëm disa ditë pasi ajo u gjet pa ndjenja në vaskë.

Spitali u përgjigj se vdekja e fëmijës ishte një “fakt i padiskutueshëm mjekësor” dhe se trupi i foshnjës “tregonte shenja të përkeqësimit “. Ajo gjithashtu tha se fëmija kishte “shenja progresive të dështimit të organeve, duke përfshirë dështimin e zemrës”. Vendimi i trupit gjykues pritet në ditët në vijim. /Telegrafi/