Telegrafi

Familja amerikane ndër më të pasurat në planet, me jahtin e tyre vizitojnë Sarandën (Foto)

Një tjetër jaht i rrallë viziton brigjet në jug të Shqipërisë, të cilat sidomos këtë vit janë bërë mjaftë atraktive për shumë persona e familje të pasura.

Drejtori i Agjencisë Shqiptare të Bregdetit, Auron Tare, njofton për ATSH-në se, Waltons, një nga familjet amerikane më të pasura në planet, pronarët e rrjetit të supermarketeve “Walmart” kanë bërë një vizitë disa orëshe në qytetin antik të Butrintit.

Lexo po ashtu Jahti superluksoz 22 milionësh në brigjet shqiptare i takon një personazhe të njohur (Foto)

Jahti Troyanda, ka ankoruar në ujërat shqiptare për një ditë ku anëtarët e kësaj familje tepër të njohur, janë parë të drejtohen për nga Butrinti dhe u shoqëruan nga Auron Tare, një njohës i mirë i këtij qyteti antik. /Telegrafi/