Një hoxhë duke u kthyer në shtëpi sheh një kalë të ngordhur në rrugë. Ai i telefonon policisë.
– Alo, policia, hoxha këtu. Në rrugë gjendet një kalë i ngordhur dhe po ju telefonoj që ta largoni që të mos përplaset dikush në të.
Polici dëshiron të bëjë shaka:
– Në rregull, hoxhë. E, a ia the lutjen?
– Jo ende, fillimisht desha t’i njoftoj familjen…