Site icon Telegrafi

I faluri Puki, i dyshuar nga PSP për „Tortura“, sërish komandant i Alfave

Ministri i vjetër-i ri për punë të brendshme, Mitko Çavkov e ka shkarkuar Primislav Dimovski nga Detyra e komandantit të Alfave dhe në këtë pozitë e ka kthyer Ivica Anteski – Puki, njofton Libertas, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Puki është një nga 56 të falurve nga ana e presidentit Ivanov, i cili me sa është e njohur nuk ka kërkuar tërheqje të faljes.

Puki është një ndër të dyshuarit në rastin “Tortura” të Prokurorisë Speciale Publike, rast që ka të bëjë me arrestimin e Ljube Boshkovskit.

Tani, ai jo vetëm që është falur por edhe kthehet në vendin e vjetër të punës, udhëheqës i njësitit special të policisë “Alfa”.

Përndryshe, pikërisht Alfat, nën udhëheqjen e shefit të deritanishëm, Primislav Dimovski, asistuan në aksionet e PSP./Telegrafi/

Exit mobile version