Dy meshkuj dhe një femër, janë arrestuar pasi akuzohen për falsifikim të testeve negative të COVID-19 për mërgimtarët.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, personat e dyshuar në një agjension turistik kanë lëshuar teste PCR COVID-19 të falsifikuara për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.
Gjatë kontrollit të policisë, janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobil dhe katër teste PCR të dyshuara për falsifikim.
Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, njofton Telegrafi.